Dritëlinda Hajdari thotë se diploma “Student i Dalluar” i dha kurajë dhe vullnet që të vazhdoj të mësojë edhe më shumë

16 Mars, 2018

“Nëntë Marsi  ishte një datë e rëndësishme për mua ngaqë Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi më nderoi duke më dhënë titullin ‘Student i dalluar’ e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike”, kështu thotë studentja DRITËLINDA A. HAJDARI . Sipas Dritëlindës, marrja e kësaj diplome ishte një privilegj i madh për të, gjithashtu marrja e këtij titulli  i dha asaj kurajë dhe vullnet që të vazhdoj të mësojë dhe më shumë.

Ajo falënderon  Rektorin e Universitetit dhe sekretarin e përgjithshëm që e kanë nderuar me këtë diplomë dhe shpreson se edhe studentët e gjeneratave të ardhshme të kenë mundësinë të përjetojnë ndjenjën  e “Studentit të dalluar”.