Dy student të Universitetit “Kadri Zeka” pjesë e mobilitetit të Projektit GreenTechWB

6 Qershor, 2017

Janë shpallë rezultatet e Thirrjes së Tretë të Porjektit GreenTechWB, në lidhje me mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik të universiteteve partnere në projektin Erasmus Mundus.

Nga të gjithë kandidatët që aplikuan të fitojnë grante për mobilitet nga universitetet e Ballkanit në universitetet evropiane dhe anasjelltas, Universiteti “Kadri Zeka” ka fituar 2 grante për studime bachelor dhe një për staf akademik:

Erleta Halimi, ka fituar burse 10 mujore për studime në Universitetin Ekonomik  në Katovicë të Polonisë.

Kastriot Kadriu, ka fituar burse 10 mujore për studime në Universitetin e Teknologjisë dhe Mmetalurgjisë (në fushën e Informatikës) në Sofia të Bullgarisë.

Në kuadër të mobilitetit të stafit akademik, në Universitetin  “Kadri Zeka” do të qëndrojë prof. Elena Perez Carrillo nga Universiteti i Leonit (Spanjë).