Është mbajtur punëtoria dyditore mes partnerëve në Projektin SHPRESË

14 Tetor, 2020

Më 12 dhe 13 tetor 2020 në Prishtinë, është mbajtur punëtoria mes partnerëve të projektit SHPRESË, projekt ky i Caritasit Zviceran.

Në këtë punëtori nga Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, kanë marrë pjesë: Prof. Asoc. Dr. Nevrije Ismaili, Ass. Liridona Mehmeti dhe Ass. Rina Rasimi, së bashku me pjesëmarrësit tjerë nga  Fakulteti i Edukimit të Gjakovës, të Mitrovicës dhe të Prizrenit.

Në këtë punëtori janë diskutuar disa çështje të rëndësishme për zhvillimin dhe ndryshimet e nevojshme për programin parashkollor në kuadër të Fakultetit të Edukimit, si: rishikimin dhe harmonizimin e planprogrameve të lëndëve, si pjesë e Kurrikulës ekzistuese të universiteteve publike me Kurrikulën bërthamë të Kosovës; harmonizimin dhe fokusimin e tyre në përfshirjen e aktiviteteve praktike dhe qasjen e të mësuarit përmes lojërave, e cila është në qendër të projektit SHPRESË.

Gjatë punëtorisë janë ndarë përvoja dhe rezultate nga pjesëmarrësit e tri Universiteteve publike, duke i përcaktuar edhe hapat në vazhdimësi, bashkë me organizatën Caritas, Institutin Pedagogjik, DKA-të dhe MASH-in.

Projekti SHPRESË ka për qëllim të ngritë kapacitetet e edukatorëve të ardhshëm në arsimin parafillor, përkatësisht për zhvillimin e tyre me metodologjinë bashkëkohore në APF.

Projekti SHPRESË (Vendosja e Standardeve të Cilësisë së Lartë për Arsimin, Shkencën dhe Ekonominë Parashkollore) përfaqëson një risi, pasi është një projekt i ashtuquajtur sistemik. Ai në fakt adreson të gjitha aspektet, që lidhen me shpeshtësinë e djemve dhe vajzave në kopshtin e fëmijëve: trajnimi i stafit, mbikëqyrja e punës cilësore, zhvillimi i aftësive profesionale të mësuesve, cilësia e lojërave është përgjithësisht hapësira arsimore. E gjithë kjo, duke respektuar Kurrikulën Kombëtare të Kosovës.