Edhe një projekt i ri nga programi ERASMUS+ në Universitetin ”Kadri Zeka”

20 Dhjetor, 2016

Në Vienë të Austrisë ka filluar realizimi i aktiviteteve të proejktit ”REBUS” – Integrating and validating practical entrepreneurship skills in engineering and ICT studies, partner i të cilit është edhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan.

Në këtë takim të parë të Koordinatorëve të Universiteteve partnere, nga Universiteti ”Kadri Zeka” kanë marr pjesë Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike  Xhevdet Thaqi dhe Profesori Artan Dërmaku. Gjatë dy ditëve të kick-off meeting u shqyrtuan dhe u përfshinë një varg i aktiviteteve të programit REBUS, si zhvillimi i programeve të reja në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, zhvillimi programeve hulumtuese, pajisjen me Teknologji informative, mundësinë e mësimit praktik të studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” në institucionet e IT-së në Austri etj.

BRankoPrezentimi UKZ