“Edukimi nevojë permanente e shoqërisë” ka qenë tema e ligjëratës mbajtur në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

14 Prill, 2016

Në  Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, u. d. Dekani i Fakultetit të Edukimit Jonuz Dërvodeli, ka mbajtur një  ligjëratë me temën “Edukimi nevojë permanente e shoqërisë”.

Paraprakisht, para të pranishmëve, prorektorëve, profesorëve dhe studentëve, fjalë rasti ka mbajtur rektori Bajram Kosumi. Ai ka thënë se është i kënaqur me punën e personelit akademik, me rezultatet  dhe sukseset e studentëve në mësime. Rektori Kosumi njëherësh ka thënë se të gjithë së bashku mund të ndërtojmë një Universitete të mirë ashtu sikurse edhe e dëshirojmë.

Ndërkohë në ligjëratën e tij u.d. dekani Jonuz Dërvodeli edukimin dhe arsimimin e njerëzimit në jetë ia ka përshtatur stinëve të vitit, duke thënë se fëmijëria është pranverë, rinia është verë, burrëria është vjeshtë ndërsa pleqëria është dimër. Andaj sipas Dërvodelit edukimi ka rëndësi jetike për shoqërinë. Sipas tij shoqëria, përkatësisht institucionet e edukimit dhe të arsimimit konsiderohen se e kanë përherë prioritet edukimin dhe shkollimin e rinisë. Edukimi i të rinjve në shkollë dhe në familje, janë një proces i pandarë. U.d. dekani Jonuz Dërvodeli ka thënë se përparimi i një kombi varet nga edukimi dhe shkollimi i rinisë së tij. Kush kujdeset më shumë për rininë, i ka të hapura dyert e përparimit, ka thënë Dërvodeli.

Nga ligjërata “Edukimi  nevojë permanente e shoqërisë” janë nxjerrë disa rekomandime si:

Familja, shkolla dhe të gjithë faktorët tjerë shoqëror të ndikojnë edhe më shumë në vetëdijesimin dhe edukimin e drejtë dhe me kohë të rinisë, që mediat elektronike të shfaqin më shumë emisione që ndikojnë pozitivisht në edukimin e drejtë të fëmijës, që kurrikuli kombëtarë të parasheh edhe më shumë përmbajtje edukative në programet e tyre dhe për të pasur një mirëqenie sociale më të mirë, të gjithë njerëzit, veçmas të rinjtë duhet ta marrin edukimi të mirë që me veprat e tyre të bëhen të pavdekshëm.

Në fund të ligjëratës u.d. dekani Jonuz Dërvodeli iu është përgjigjur interesimeve të pranishmëve rreth edukimit si  nevojë permanente e shoqërisë.

2 DSC_0078