Ekipi i studentëve të UKZ-së fitues në turneun e FSUK-së që u mbajt për nderë të Pavarësisë së Kosovës

18 Shkurt, 2022

Për nder të përvjetorit të 14 të Pavarësisë së Kosovës, Federata Sporteve Universitare e Kosovës, ka organizuar turneun “Ejup Statovci” në futsall.

Ekipi i studentëve nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, fituan vendin e dytë  në mesin e  14 ekipeve pjesëmarrëse studentësh që garuan në turneun e futsall “Ejup Statovci”.

Trofeun e turneut e fitoi Ekipi 9 (Fatlum Pishtani), nga Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit i Universitetit të Prishtinës (FEFS-UP), i dyti i kompeticionit u rendit Ekipi 11 (Ensar Ramadani), nga Universiteti Publik “Kadri Zeka”, Gjilan, si dhe vendi i tretë i takoi Ekipit 12 (Eron Neziri), ekip i FEFS-UP.

Ne urojmë ekipin e studentëve nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan për këtë fitore dhe njëherësh i dëshirojmë suksese të mëtutjeshme!