Ekspert të BE dhe drejtues të UKZ diskutojnë rreth trajnimit të mësimdhënësve para shërbimit

20 Maj, 2016

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan ka qëndruar Dr. Raija Timonen, eksperte nga Bashkimi Evropian gjegjësisht Finlanda, shtetit i së cilës është duke punuar në projektin e  Binjakëzimit respektivisht  trajnimit të mësimdhënësve para shërbimit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës . Ajo është takuar me Prorektorin për Bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka dhe Dekanin e Fakultetit të Edukimit, Januz Dërvodeli. Qëllimi i këtij takimi ka qenë  njohja më hollësisht lidhur me programet e Fakultetit te Edukimit në Gjilan, posaçërisht lidhur me programet e trajnimit të mësimdhënësve para shërbimit, për të siguruar që ato janë në harmoni me Kornizën e re të Kurikules së Kosovës.

Prorektori për Bashkëpunim ndërkombëtar Dukagjin Leka dhe Dekanin e Fakultetit të Edukimit, Januz Dërvodeli e kanë njoftuar  Dr. Raija Timonen  rreth stafit akademik, studimeve,  cilësisë arsimore, infrastrukturës universitare. Ata thanë se nevoja për të përgatitur dhe formuar mësues të aftë për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës në shoqërinë e sotme të dijes është e mirëpritur,  sepse përgatitja cilësore e mësuesve të ardhshëm është një aspekt i rëndësishëm në përmirësimin e arritjeve të studentëve dhe në promovimin e të nxënit të vazhduar. Prorektori Leka dhe Dekani Dërvodeli kanë vlerësuar se  parashërbimi  është  një aspekti i rëndësishëm, që do të ndikojë në zhvillimin personal dhe profesional të studentëve praktikantë për mësimdhënie dhe mësim nxënie.

Ndërsa  ekspertja nga BE, Dr. Raija Timonen, ka thënë se efekti i parashërbimit është mjaft i rëndësishëm në përgatitjen e praktikave pedagogjike të studentëve për procesin e punës profesionale në të ardhmen.

DSC_0005 DSC_0009