Ekspertët për akreditim po qëndrojnë në Universitetin “Kadri Zeka”

Maj 7, 2019

Në kuadër të procesit të akreditimit të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, sot është duke qëndruar një ekip i i ekspertëve ndërkombëtar të akreditimit,  të shoqëruar nga përfaqësuesit e Agjencionit për Akreditim të Kosovës. Ata janë duke zhvilluar  takimin e parë me  menxhmentin e Universitetit, kurse gjatë ditës do të kenë takime të ndara  punuese me bartësit e Fakultetit të Shkencave Aplikative, respektivisht  programit Matematikë Arsimore,  për të cilin Universiteti “Kadri Zeka” ka bërë kërkesë për akreditim, ndërsa më vonë do të takohen edhe me pjesën tjetër të  stafit akademik.

Grupi i ekspertëve për akreditim që përbëhej nga : Prof. Dr. Vassilis Tsiantos – Eastern Macedonia and Thrace Institute of Technology, Ms. Delia Gologan – Student Expert, Arianit Krasniqi, Senior Officer for Evaluation and Accreditation, pas takimeve të parapara do të vizitojnë  hapësirat ku zhvillohet puna me studentët.