Ekspozitë virtuale e studentëve të Fakultetit të Edukimit

26 Qershor, 2020

“Mësimdhënësi jo i mirë thjesht tregon. Mësimdhënësi i mirë shpjegon. Ndërsa mësimdhënësi profesionist inspiron”.

Ne patëm fatin të edukohemi dhe arsimohemi në mesin e mësimdhënësve profesionist, që na inspiruan dhe u bënë̈ udhërrëfyesit tanë̈ në rrugëtimin tonë drejt përgatitjes për profesionin e edukatores.

Jemi shumë mirënjohës dhe në pafundësi falënderues për ju profesor Ahmet Ibrahimi dhe asistenten Shkurte Ramushi. Ishit ju ata të cilët ndatë̈ kohën, mundin dhe energjinë̈ për ngritjen tonë profesionale. Në çdo rrethanë na ofruat ndihmë për zhvillimin e aftësive tona. “U konsumuat që të ndriçoni rrugët tona”.

Na mësuat se parimi i parë i mësimdhënies buron nga zemra dhe jo në libra, dhe pikërisht ky art suprem i juaji na ngjalli kënaqësinë̈ dhe nxiti kreativitetin, imagjinatën dhe fantazinë̈ tonë. Po gjithmonë̈ duke bazuar në vlera dhe qëndrime edukative dhe arsimore.

Qofshi të uruar gjithmonë̈!

Jeni dhe do të mbeteni gjithmonë̈ shembull për ne!

Me respekt,

Studentet/Fakulteti i Edukimit programi Parashkollor, viti i III-të.