Informatë për hapjen e email adresave zyrtare për studentët e UKZ-së

Shkurt 14, 2018

Të dashur student, ju njoftojmë se është bërë hapja e email adresave zyrtare për të gjithë studentët e vitit të parë, 2017/2018, të nivelit bachelor dhe master.

Konsiderojmë që hapja e email adresave do të lehtësoj komunikimin e studentëve si brenda ashtu edhe jashtë universitetit.

Përdorimi i email adresave me domain zyrtar të Universitetit do të jetë një vërtetim që ju jeni pjesë e Universitetit.

E-mail adresa juaj ka këtë formë, emri.mbiemri.st@uni-gjilan.net (.st është shkurtesë për student) ndërsa studentët të cilët mund të kenë emër dhe mbiemër të njejtë email-i mund të ketë formën emri.p.mbiemri.st@uni-gjilan.net (p është shkoronja e parë e emrit të prindit)

Fjalëkalimi (passwordi) juaj fillestar është numri personal (i letërnjoftimit). Fjalëkalimin duhet t’a ndërroni në momentin e qasjes për herën e parë.

Në email mund të qaseni përmes webmail-it të Universitetit apo përmes linkut https://mail.google.com/a/uni-gjilan.net.

Tani e tutje të gjitha informacionet zyrtare nga UKZ do t’i merrni vetëm përmes email adreses tuaj zyrtare.

Nëse keni ndonjë problem për t’u qasur në email mund të na shkruani në it@uni-gjilan.net

 

Zyra e IT-së.