Është bërë pritja solemne e studentëve të rinj të programeve Master – FSHK

9 Nëntor, 2021

Universiteti “Kadri Zeka”në Gjilan për herë të parë ka filluar me studimet Master në programin “Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale”. Për të ju dëshiruar mirëseardhje studentëve të rinj Dekanati i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike ka organizuar takimin e parë me ta por edhe me studentët e studimeve Master në programin “ E Qeverisje”

Me këtë rast Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UKZ Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, në mënyrë të veçantë ka përgëzuar studentët e rinj, që zgjodhën të përgatisni të ardhmen e tyre në Universitetin Publik “Kadri Zeka”, duke i siguruar se këtu do të gjejnë një mjedis pune të ngrohtë dhe bashkëpunues, për t’u përgatitur si profesionistë të zot në të ardhmen e tyre.

Dekani Dërmaku po ashtu ka prezantuar programin studimor, rreth të cilit i ka informuar studentët në detaje, derisa ka thënë se këto dy programe studimi master i përgjigjen kërkesave të kohës dhe sfidave të arsimit të lartë në hapësirën mbarëshqiptare dhe më gjerë.

Në fund Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku ka thënë se duke punuar të gjithë së bashku do të ia dalin të përballojnë me sukses sfidat dhe vështirësitë.