Është hapur ekspozitë me punime të studentëve të Fakultetit të Edukimit

1 Qershor, 2016

Studentët e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan në bashkëpunim me profesorin e artit figurative, Ahmet Ibrahimi kanë organizuar ekspozitën me punime, krijime artistike duke prezantuar të arriturat e tyre në lëmin e artit figurativ. Studentët  me këtë aktivitet kanë shënuar  kështu përfundimin e ligjëratave për vitin akademik 2015/16.

Kryetari i Këshillit Studentor të Fakultetit të Edukimit,Fatmir Kastrati,  tha se nëpërmjet ekspozitës , kanë dashur të tregojnë për arritjet e tyre në këtë fushë.

Në këtë ekspozitë përveç studentëve kanë marr  pjesë , Prorektorja  për Çështje Mësimore  Shprese Qamili, Dekani i Fakultetit te Edukimit Januz Dervodeli si dhe Vaxhid Sadriu Sekretari i Përgjithshëm i Universitetit “Kadri Zeka”.

Prorektorja Shpresë Qamili, i përgëzoi studentët për punimet e bëra,  gjithashtu i inkurajoj ata të vazhdojnë dhe mos të ndalen me krijimtarinë e tyre .

Ndërkohë ekspozitën e studentëve të edukimit, pikërisht më 1 Qershor, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve,  e kanë vizituar edhe disa fëmijë të institucionit parashkollor “Mësonjëtorja Qiriazi” në Gjilan

Në këtë ekspozitë kontribut të madh kanë dhënë  studentët e  programit para fillor viti i III-të dhe programit fillor viti i I-rë.

DSC_0243 DSC_0248 DSC_0254 DSC_0274      DSC_0265