Është hapur thirrja për Grante të Vogla të Dimensionit Social në kuadër të HERAS+

16 Dhjetor, 2021

Të nderuar,

Është hapur thirrja për Grant të Vogël të Dimensionit Social.

Projekti HERAS+ do të financojë 10 projekte të vogla për të nxitur zbatimin e Dimensionit Social në Kosovë. Secilit projekt të përzgjedhur do t’i jepet 3.000 Euro.

Institucionet dhe personat e mëposhtëm kanë të drejtë për aplikim në këtë thirrje: Grupe studentësh (2-maksimum 5 studentë, studentë Bachelor dhe Master); OSHC-të aktive në një fushë të rëndësishme për këtë thirrje; Universitetet Publike; Organizatat e Alumni Kosovaro-Austriake (OKAA); Shkolla të mesme; Institucione të tjera përkatëse.

Afati i fundit për dorëzimin: 11 shkurt 2022

 Ju lutemi referojuni lidhjes më poshtë për më shumë informacion, duke përfshirë Udhëzuesin e Thirrjeve dhe Formularin e Aplikimit:https://www.heraskosovo.org/social-dimension-grants-2/