Është kompletuar Këshilli Drejtues i Universitetit “Kadri Zeka”

Qershor 10, 2016

Universiteti  “Kadri Zeka” në Gjilan  ka kompletuar Këshillin Drejtues prej shtatë anëtarëve.

Kështu Senati i Universitetit në mbledhjen e mbajtur më 08.06.2016 ka votuar dy anëtarët e Këshillit Drejtues Prof. Ass. Dr. Nevrije Ismajli dhe Prof. Ass. Dr. Merxhan Avdyli.

Këto  zgjedhje janë bërë  për ti plotësuar vendet vakante në Këshillin Drejtues pasi që  dy anëtarë nga ky këshill, Prof. Ass. Dr. Shpresë Qamili dhe Prof.  Ass. Dr. Sadik Haxhiu, janë  zgjedhur Prorektore për Mësim, Kërkime Shkencore dhe Çështje të Studentëve respektivisht Dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Kadri Zeka”.

2