Është konstituuar Senati i UKZ-së

28 Maj, 2019

Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan ka mbajtur mbledhjen konstituive të Senatit.

Pasi është bërë verifikimi i mandateve të anëtarëve të Senatit, senatorët e rinj kanë nënshkruar deklaratën etike.

Më  pas  është zgjedhur edhe Kryesuesi i Përkohshëm i Senatit.

Me votat e të gjithë anëtarëve, Prof. Ass. Dr. Fejzullah Hasani është zgjedhur Kryesues i Përkohshëm i Senatit.

Anëtarët e  Senatit me votim të fshehur, kanë votuar, duke zgjedhur kështu dekanët e njësive akademike.

Dekan i Fakultetit të Edukimit është Prof. Ass. Dr. Merxhan Avdyli

Dekan i Fakultetit Juridik është zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Sadik Haxhiu

Dekan  Fakultetit Ekonomik është zgjedhur Prof. Ass. Dr. Xhevat Sopi

Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike është zgjedhur Prof. Asoc. Dr. Xhevdet Thaqi

Dekanët e zgjedhur mandatin e ri do ta marrin me 1 Tetor 2019.