Është mbajtur Konferenca on-line me koordinatorët e projektit REBUS para udhëtimit të disa studentëve dhe një mësimdhënësi nga UKZ në Graz të Austrisë

7 Shtator, 2018

Studentët dhe profesorët e  Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan përfitues të programit për zhvillimin e shkathtësive ndërmarrëse nga projekti REBUS (REady for BUSiness), të financuar nga Erasmus + të Komisionit Evropian, nga 15 shtator deri më 1 Tetor të këtij viti do të qëndrojnë  në  Universitetin e  Shkencave Aplikative Joanneum në Graz të Austrisë. 13 studentë dhe një mësimdhënës i UKZ-së, do të marrin pjesë në  trajnimin dy javor ku do të zhvillohen module innovative, module trajnuese nga ndërmarrësia dhe validimi i kompetencave, përmes  të cilave, do tu mundësohet pjesëmarrësve t’i shohin  kërkesat dhe nevojat e tregut të punës.

Koordinatori i projektit  REBUS në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Xhevdet Thaqi, njëherësh Dekan i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UKZ, thekson se Universiteti “Kadri Zeka”  është partner përfitues në këtë projekt së bashku me 11 Universitete partnere të tjerë nga Austrai, Gjermania, Bosna dhe Hercegovina, Siberia, Rusia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Sipas tij kjo vizitë vjen si rrjedhojë e punës  dhe bashkëpunimit që Universiteti “Kadri Zeka” ka me  Universitetet e Evropës, siç është rasti me trajnimet e stafit dhe të studentëve të Universiteti “Kadri Zeka” në kuadër të Projekti REBUS (Ready for Business).

Edhe Koordinatori qendror i projektit, Branko Vucijak,  e vlerëson të rëndësishëm pjesëmarrjen e UKZ-së në këtë projekt.

Ndryshe, projekti REBUS është projekti i tretë për zhvillimin e kapaciteteve që Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka përfituar direkt nga programi  ERASMUS+ të financuar nga Bashkimi Evropian.