Është mbyllur konkursi plotësues i studimeve baçelor për pranimin e studentëve të rinj në UKZ

Shtator 21, 2019

Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ka mbyllur sot konkursin plotësues të studimeve baçlor për pranimin e studentëve të rinj  për vitin akademik 2019-2020 në Fakultetin e Edukimit programi Fillor dhe Parashkollor, Fakultetin Juridik, Fakultetin Ekonomik në Programin Banka Financa  Kontabilitet dhe Programin Menaxhment, Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave te Aplikuara programi Matematikë Arsimore.

Universiteti “Kadri Zeka”, në afatin plotësues të studimeve baçlor,  për vitin akademik 2019-2020 do të regjistrojë 488 studentë të rregullt, ku përfshihen edhe studentë nga  Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet jo-shumicë.

Vaxhid Sadriu , Sekretar i Përgjithshëm në Universitetin ”Kadri Zeka” në Gjilan tha se  procesi i aplikimit dhe pranimit të dokumenteve ka shkuar mirë ashtu siç është paraparë me planin dinamik.  “Procesi ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, është administruar në mënyrë efikase, dhe nuk kemi pasur ndonjë problem ose parregullsie në procesin e pranimit të aplikimeve të regjistrimit të të dhënave në sistemin elektronik – online”, tha Sekratari  Sadriu.

Provimi pranues do të mbahet më  24.09.2019, ora e mbajtjes së provimit pranues dhe salla do të shpallet në ueb faqen e universitetit  www.uni-gjilan.net  më 23.09.2019, kurse shpallja e rezultateve preliminares do të bëhet,  deri më 25.09.2019.

Kandidatët të cilët nuk mund të pranohen, kanë të drejtë ankese, më së largu 48 orë pas publikimit të rezultateve. Pas këtij afati, ankesat nuk do të pranohen. Shqyrtimi i ankesave bëhet nga Komisioni për shqyrtimin e ankesave nga fakultetet përkatëse më datë 28.09.2019 duke filluar nga ora 10.00.