F T E S Ë/Në UKZ do të pormovohet libri “Arsimi në demokracinë e brishtë“ e autorit Bardhyl Musai

14 Qershor, 2021

Të nderuar,

Ftoheni te merrni pjesë  në promovimin e librit “Arsimi në demokracinë e brishtë“ të profesor Bardhyl Musai.

Ky organizim mbahet më 17 qershor 2021orën 15:00, salla A34 në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Libri “ARSIMI NË DEMOKRACINË E BRISHTË”, vështrim përmbledhës i ecurisë dhe përvojës në fushën e arsimit të autorit, profesor Bardhyl Musai, është dëshmi e kontributit dhe rolit modest që ka patur në zhvillimin e tij në këto tri dekadat e fundit.

Këtë libër e autori e shkruar për të nxjerrë në pah periudhat më dinamike të zhvillimit të arsimit pas vendosjes së demokracisë, e cila ende sot është e brishtë. Ai përmbush disa qëllime njëherazi, por më kryesoret mbeten ato për të cilat punonjësit e sektorit të arsimit e kanë të domosdoshme: të evidentojnë arritjet dhe përvojat pozitive, të mësojnë nga gabimet që janë kryer në sistem, por edhe t’i shërbejë kujtesës institucionale, pasi në traditën tonë qeverisëse, për fat të keq, çdo gjë fillon nga e para, sapo kryhet rotacioni i pushtetit.

Brendia e librit strukturohet në mënyrë tematike e kronologjike. Të pranishme në të janë 12 tema, për të cilat autori ka qenë i përfshirë dhe ka kontribuar. Brenda çdo teme ka një rrjedhë kronologjike të ngjarjeve, të cilat ka qenë i prirur t’i përshkruajë me vërtetësi e t’i analizojë, duke sjellë dokumente origjinale të kohës kur janë shkruar. Në fund të çdo kapitulli ka faksimile nga shtypi dhe të botimeve të fushës.

Libri është shkruar prej profesor Bardhyl Musait, por që t’u shërbejë të tjerëve. Ai tashmë i takon lexuesit. Burim frymëzimi në përgatitjen e këtij libri kanë qenë qindra e mijëra njerëz, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, në trojet shqiptare dhe në shumë vende të botës, të cilët autori i ka takuar në dhjetëra konferenca, seminare, simpoziume e tryeza të rrumbullakëta. Ata e kanë mësuar të kuptojë më mirë dhe të respektojë  kompleksitetin e arsimit, në mënyrë të veçantë, të ndryshimeve në arsim.

Ju mirpresim!