Fakulteti Ekonomik i UKZ-së ka prezantuar rezultatet e hulumtimit për tregun e punës

Nëntor 11, 2021

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Fakulteti Ekonomik ka prezantuar rezultatet e hulumtimit të realizuar nga studimi mbi nevojat e tregut të punës në fushën e Ekonomisë  për programet Master.

Në këtë organizim, në fjalën e tij Rektori Prof. Dr. Bajram Kosumi pasi ka përshëndetur të gjithë pjesëmarrësit, veçanërisht studentët dhe stafin akademik të Fakultetit Ekonomik, të cilët e kanë bërë hulumtimin dhe përfaqësuesit e bizneseve që kanë marrë pjesë në studim, ka thënë se Universiteti në këtë vit ka pasur sukses të madh në programet master, ku për herë të parë Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka sjellë 4 programe të reja studimi të nivelit master, të akredituara për periudhën 3 vjeçare. Rektori ka shtuar se, në programet master kemi pas konkurrencë shumë më të madhe se sa ne studimet bachelor, dhe se sipas Rektorit, kjo i rrit shpresat tona që ne të orientohemi nga programet master dhe ky hulumtim mund të merret një prej pikave referenciale për programet studimore që duam të startojmë.

Rektori po ashtu ka përmendur edhe nismën e Këshillit Drejtues të UKZ-së për hartimin e një raporti vlerësues për tregun e punës dhe marrëdhënien e programeve studimore të UKZ me këtë treg.

Kurse Dekani i Fakultetit Ekonomik Prof. Assoc. Xhevat Sopi, ka thënë se ky hulumtim është planifikuar të mbahet në vitin e kaluar por për shkak të pandemisë është zhvendosur këtë vit. Ai ka thënë se  hulumtimi na ndihmon në profilizimin e fakultetit, rrugën që fakulteti duhet të ndjek. Dekani ka falënderuar stafin akademik të Fakultetit Ekonomik dhe studentët të cilët  kanë mbështetur dhe kanë dhënë kontributin e tyre për të bërë hulumtimin e tregut.

Prezantimin e gjetjes nga Studimi mbi nevojat e tregut të punës për kualifikimet Master nga Fakulteti Ekonomik i  UKZ-së e ka bërë Prof. Ass. Art Shala, Profesor në Fakultetin Ekonomik.

Profesor Shala ka thënë se hulumtimi i studimit mbi nevojat e tregut të punës në fushën e Ekonomisë  për programet Master është realizuar gjatë muajit shtator dhe tetor 2021, kurse janë kontaktuar rreth 600 biznese, përmes pyetjeve të hapura dhe të mbyllura në platformë apo përmes telefonatave.

Nga hulumtimi janë nxjerrë edhe rekomandime si: Për të validuar programin që do të prezantohet nga Fakulteti Ekonomik, UKZ rekomandohet që të diskutojmë përmes grupeve punuese me persona nga industria që të konkretizojmë objektivat mësimore me nevojat e tregut; Organizimi i grupeve punuese (fokus grupeve); Pavarësisht veprimtarisë ekonomike të ndërmarrjeve ka punësim/kërkesë për ekonomistë të diplomuar; Vlefshmëria e studimit, duke e përsëritur në vazhdimësi këtë lloj të studimit mund të kuptojmë më mirë trendet e kërkesave të tregut në lidhje me kualifikimet e ofruara nga UKZ.

Në fund ka pasur edhe diskutime nga pjesëmarrësit të cilët kanë thënë se këto hulumtime për programet master janë shumë shpresëdhënëse dhe njëkohësisht nënkuptojmë se  jemi në rrugë të mirë drejt suksesit.

Analiza e tregut te punes per programet master_ UKZ