Fakulteti Ekonomik mban takim përmbyllës akademik

5 Qershor, 2017

Në ambientet e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, personeli akademik i Fakulteti Ekonomik në udhëheqje të Dekanit Gëzim Tosuni, mbajti takim përmbyllës të procesit mësimorë për semestrin veror të vitit akademik 2016/2017.

Ai falënderoi personelin akademik për përkustimin në punë dhe u shpreh i kënaqur për  mbarëvajtjen e procesit mësimor për  semestrin që lam pas edhe pse sipas Dekanit, ka patur sfida me të cilat është dashur të përballemi.

Në këtë takim është diskutuar edhe për përgaditjet e nevojshme që afati i provimeve i qershorit 2017, të shkoj sa më mbarë.