Fakulteti i Edukimit i UKZ ka organizuar takime pune për përgatitjet rreth akreditimit te programeve studimore

29 Janar, 2020

Fakulteti  Edukimit i Universitetit Publik “Kadri Zeka” ne Gjilan, është duke vazhduar punën intensive për përgatitjen e materialeve që kërkohen në procesin e akreditimit.

Në kuadër të punëtorive, paraprakisht janë krijuar grupe punuese për secilin program, ku më pas në punëtori të përbashkët është prezantuar puna e bërë, kryesisht duke analizuar secilin standard veç e veç sipas manualit të akreditimit, e deri te harmonizimi i  Raportit të Vetëvlerësimit (RVV).

Dekani i Fakultetit të Edukimit Mexhan Avdyli thotë se jemi të përgatitur dhe kemi kapacitetet për të punuar përpos në programet aktuale edhe në programe të reja studimore.

Fakulteti i Edukimit, ketë vit ka aplikuar për riakreditim me dy programe: Parashkollor dhe Fillor në nivelin bachelor, si dhe në nivelin master me dy programe: Mësimdhënie e gjuhës dhe letërsisë shqipe dhe  Mësimdhënie dhe kurrikula.