Fakulteti i Edukimit i UKZ-së se shpejti me klasë bashkëkohore për mësimin praktik në programin parashkollor

3 Korrik, 2020

Fakulteti i Edukimit në Universitetin  “Kadri Zeka” në Gjilan së shpjeti do të pasurohet me një klasë për mësimin praktik të studentëve në programin parashkollor. Këtë sot e kanë konfirmuar koordinaorët e  “Caritasit zviceran” Shukrije Lecaj dhe Albert Bakalli, të cilët ishin për një vizitë në UKZ. Ata janë pritur nga prorektori për bashkëpunim Ndërkombëtar Dukagjin Leka, Dekani i Fakultetit të Edukimit Merxhan Avdyli, profesori Ahmet Ibrahimi si dhe Luljete Berisha zyrtare për marrëdhënie me jashtë.

Prorektori Leka dhe Dekani Avdyli i kanë falënderuar përfaqësuesit e ‘’Caritasit zviveran’’, për mbështetjen, derisa janë shprehur të kënaqur me gatishmërinë për krijimin e klasës për parashkollorë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë në mësimin praktikë për programin  parafillor.

Me krijimin dhe pasurimin e klasës për studentët e programit parafillor , planifikohet që edukatorët e ardhshëm të marrin ligjërata mbi metodologjinë bashkëkohore të mësimdhënies, duke përfshirë përdorimin e mjeteve të reja mësimore didaktike.