Fakulteti i Edukimit organizoi tryezë diskutimi nga fusha e kulturës dhe letërsisë

7 Mars, 2023

Në shënim të 10-vjetorit të themelimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Fakulteti i Edukimit ka organizuar diskutim nga fusha e kulturës dhe e letërsisë, me shkrimtarin dhe studiuesin Agim Vinca.

Fillimisht Rektori i UKZ-së Bajram Kosumi përshëndeti të pranishmit, duke shprehur mirënjohje të gjithëve për pjesëmarrje. Ai përmendi 4 pika me rëndësi të takimit të sotëm si 10-vjetorin e UKZ-së, 7 Marsin Ditën e Mësuesit, Epopenë e UÇK-së, si dhe tryezën debatuese me shkrimtarin e studiuesin Agim Vinca. Ai tha se Agim Vinca është njohës i përmasave të gjera për letërsinë, duke potencuar se ky është kritik letrar i vëmendshëm i letërsisë.

Dekani i Fakultetit të Edukimit Merxhan Avdyli në fjalën e tij vlerësoi personalitetin e Agim Vincës si poet, profesor, mentor i rrallë, duke qenë krenar që ishte student i tij gjatë studimeve. Ai paraqiti një biografi të profesorit Agim Vinca, duke përmbledhur edhe krijimtarinë e tij.

Kurse Profesori Faik Shkodra vlerësoi figurën e Agim Vincës si krijues i veçantë në formë e përmbajtje, në gjuhë  e stil, në motive krijuese.

Ndërsa profesori Agim Vinca, pasi uroi Universitetin për 10-vjetorin  e themelimit, duke përmendur figurën e atdhetarëve Kadri Zekës, Rexhep Malës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Adem Demaçit dhe familjen e Adem Jasharit, duke thënë se kontributi i tyre ishte pa hile, por ne krijuesit letrar kemi pasur në supe betejën e dijes.

Ai paraqiti edhe evokime jetësore, nëpërmjet teksteve krijuese të tij. Ai përmendi rrethanat e kohës, duke ballafaquar aktualitetin e sotëm.

Studiuesi Agim Vinca ka porositur studentët të mësojnë e kultivojnë  gjuhën shqipe që  mos ta varfërojmë.