Fakulteti Juridik i UKZ-së ka përfunduar punën rreth RVV-së

31 Janar, 2020

Fakulteti Juridik i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, ka përfunduar një cikël të punëtorive për avancimin e programit ekzistues të studimeve bachelor – Juridik i përgjithshëm.

Risi e përgatitjeve të këtij viti është aplikimi për akreditim me një program të ri studimi – Master i lëmisë penale.

Dekani i Fakultetit Prof. Ass. Dr. Sadik Haxhiu, ka thanë se si Fakultet jemi të kënaqur me punën dhe angazhimin e të gjithëveqë kemi punuar në ketë proces të akreditimit që është mjaft i rëndësishëm për Universitetin.

UKZ-ja, mbetet e përkushtuar që gjeneratave të reja dhe atyre ekzistuese, të ju ofrohet alternative për zhvillimin e tyre profesional dhe shkencor.

Punëtori të tilla po mbahen në Universitetin “Kadri Zeka” me qëllim të përgatitjes për procesin e akreditimit të programeve të reja dhe riakreditimit të programeve ekzistuese.