Fakulteti Juridik i UKZ-së pjesë e Kongresit Ndërkombëtar të Shkencave Humane, Sociale dhe Arteve mbajtur në UT

21 Nëntor, 2022

Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, ka qenë bashkë organizatorë në Universitetin e Tetovës, nga data 16 deri më 18 nëntor 2022, ku  i ka zhvilluar punimet Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave Humane, Sociale  dhe Arteve, ku kanë marrë pjesë 485 hulumtues shkencorë nga 25 njësi akademike. Brenda këtij Kongresi u organizuar 5 Konferenca Shkencore. Fakulteti Juridik i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ishte bashkë organizator i Konferencës së 7-të Shkencore Ndërkombëtare me Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës dhe me Fakultetin Juridik të UHZ-së. Në këtë konferencë nga Fakulteti Juridik i UKZ-së, me punime shkencore morën pjesë 20 profesorë dhe asistentë rregullt dhe të angazhuar. Punimet më të përzgjedhura të konferencës do të botohen në revista shkencore të indeksuara në platformën SCOPUS.

Me ketë rast Dekani i Fakultetit Juridik Prof. Asoc. Sadik Haxhiu tha se qëllimi i pjesëmarrjes në ketë konferencë ishte shpërndarja dhe afirmimi i rezultateve kërkimore, shkëmbimit të përvojave dhe identifikimit të çështjeve kryesore, sfidave dhe pengesave, nga fushat përkatëse shkencore. Dekani Haxhiu tha se konferenca në fjalë, ishte një mundësi e jashtëzakonshme për të promovuar dhe forcuar bashkëpunimin dhe rrjetëzimin e mëtejshëm që mundëson shkëmbimin e ideve të studiuesve nga vende të ndryshme, nga fusha të ndryshme kërkimore dhe nga nivele të ndryshme të karrierës kërkimore-shkencore.