Fakultetit Ekonomik i UKZ-së pjesë e konferencën për kontabilitetin digjital

22 Mars, 2023

Nevoja e digjitalizimit të kontabilitetit dhe raportimit financiar si dhe përgatitjet e kuadrove për tregun e punës nën kushtet e reja të një bote digjitale të të bërit biznes, ishte temë trajtimi e KUDO® Konferencës së Kontabilitetit Digjital, që u mbajt në Prishtinë, në organizim të Melita & Partners dhe në mbështetje të USAID Kosovo Compete Activity, SCAAK dhe BERZH.

Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.Asoc.Dr. Xhevat Sopi, ishte pjesë e njërit nga katër panelet e Konferencës i cili kishte trajtoi temën me titull: “Kontabilistët e së ardhmes dhe nevojat e tregut të punës”, e ku panelistë ishin edhe dekani i Fakultetit Ekonomik të UP-së, Prof.Asoc.Dr. Driton Balaj, ai i Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Prof.Asoc.Dr. Medain Hashani, si dhe përfaqësuesja e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani. Dekani Sopi, foli për transformimin e programit studimor të kontabilitetit që ka ndodhur në Fakultetin Ekonomik të UKZ, duke e shndërruar programin e mëparshëm klasik në një program që i përshtatet nevojave të tregut të punës dhe është në harmoni me zhvillimet e teknologjisë informative në këtë fushë. Ai theksoi faktin se programi studimor Kontabilitet i Aplikuar është i vetmi në Kosovë që krahas lëndëve bazike për kontabilitetin, në kurrikulën e tij ka bërë obligative dy lëndë në të cilat do të mësohen softuerët e kontabilitet fillimisht e pastaj do të bëhen aplikime të kontabilitetit praktikisht përmes këtyre softuerëve, që do të jenë edhe softuerëve vendor edhe ndërkombëtar.

Konferenca trajtoj edhe çështje të tjera nga aspektin i nevojës, përparësive dhe sfidave të digjitalizimit të kontabilitetit dhe menaxhimit financiar, e në të cilin përpos profesionistë të fushës, morën pjesë edhe përfaqësues nga institucione lokale dhe qendrore të lidhur me fushën e kontabilitetit dhe raportimit financiar.

Kjo është konferenca e parë në rajon që ka për synim të ngris ndërgjegjësimin për transformimin digjital në kontabilitet dhe menaxhim financiar dhe të sjell sa më afër komunitetin e biznesit, autoritet publike, universitetet, profesionistët e kontabilitetit dhe kompanitë fintech për të fuqizuar industrinë dhe për të gjeneruar ide për rritje të biznesit.