FILLO ME NJË ËNDËRR, PËRFUNDO ME NJË TË ARDHME!

31 Gusht, 2020

Universiteti “Kadri Zeka”, ka mbajtur ditën informuese për maturantët, të cilët përmbyllën një̈ rrugëtim tejet të rëndësishëm.

Duke e ditur se tani secili nga ta është përballë zgjedhjes për të vendosur rreth programeve të studimit, studentët e UKZ-së, Leurina Guda, Mergim Morina, Miranda Halimi, Valdrin Sallahu,  përmes shpërndarjes së informatorëve, broshurave, të punuara nga stafi i Universitetit, kanë ofruar informacione mbi programet, mënyrën e studimit, organizimet, aktivitetet, arritjet e studentëve si dhe profesionistëve,  për të cilët sot ka nevojë vendi ynë dhe më gjerë.

Universiteti “Kadri Zeka ” në Gjilan është krijuar për t’i shërbyer dijes, arsimit dhe mirëqenies së shoqërisë kosovare dhe më gjerë.”

Misioni i Universitetit “Kadri Zeka” është përgatitja e të rinjve të përgjegjshëm dhe profesionalisht të aftë për të qenë pjesë e një shoqërie moderne dhe globale, e një tregu më të gjerë sesa tregjet tradicionale të punës dhe në të njëjtën kohë, model për anëtarët e tjerë të shoqërisë sonë.

Universiteti “Kadri Zeka” për studentët ofron programe të shumta studimi dhe disa të tjera në proces të akreditimit, qindra bursa studimi në UKZ dhe për studime në universitetet tona partnere në vendet e Bashkimit Evropian, mundësi për pjesëmarrje nëpër gara e vizita studimore brenda dhe jashtë vendit, mundësi të shumta për punë praktike e punësim, si dhe shumë mundësi të tjera, të cilat do t’i fitoni vetëm pasi të filloni rrugëtimin tuaj profesional dhe akademik në UKZ.

Të gjitha programet e studimit janë krijuar në atë formë që të jenë sa më afër jush, dhe të përshtatshme për tregun e punës.

Programet në të cilat ju mund të studioni në Baçelor në Universitetin “Kadri Zeka” janë:

  • Fakulteti i Edukimit me programet e akredituara në nivelin baçelor:
  • Fillor
  • Parafillor
  • Në proces të akreditimit ka edhe programet në nivel master:
  • Mësimdhënie e gjuhës dhe letërsisë shqipe
  • Mësimdhënie dhe kurrikula.

 

  • Fakultetit Juridik me programe studimi të moduleve bashkëkohorë si:
  • E drejta kushtetuese dhe administrative
  • moduli penal
  • moduli civil
  • moduli ndërkombëtar
  • moduli financiar
  • Në proces të akreditimit ka edhe programet në nivel master:
  • Juridiko-penal

 

  • Fakultetin Ekonomik ka këto programe studimi:
  • Menaxhment
  • Banka, financa dhe kontabilitet
  • Në proces të akreditimit Fakulteti Ekonomik, ka edhe këto programe të studimit:
  • Menaxhim dhe Ndërmarrësi / BA
  • Menaxhim dhe Ndërmarrësi / MA
  • Menaxhim Financiar / MA

 

  • Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, për nivelin Baçelor, ofron një bazë ndërdisiplinore, me studime të specializuar në dy fusha kryesore:
  • Inxhinieri Softuerike dhe Web Design,
  • Informatika për Ekonomi
  • Fakulteti i Shkencave Kompjuterike është në proces të akreditimit të programeve:
  • Sistemet dhe Teknologjia e Kontrollit/ BA
  • Sistemet e Kontrollit dhe Inteligjenca Artificiale /MA

 

  • Fakultetit të Shkencave Aplikative, ofron programin e studimit:
  • Matematikë arsimore/BA

 

  • Programet në të cilat ju mund të studioni në Master në Universitetin “Kadri Zeka” janë:
  • E-Qeverisja, program ky i përbashkët mes Fakultetit të Shkencave Kompjuterike, Fakultetit  Juridik dhe  Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Kadri Zeka”
  • Qeverisja Lokale dhe Shoqëria Demokratike, program i përbashkët me Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë

Përpos studimeve në Universitetin  “Kadri Zeka”, ju do të keni mundësinë që të studioni jashtë vendit edhe përmes bursave nga programe të ndryshme  që ofron Bashkimi Evropian, pjesë e së cilave është edhe UKZ.

NËSE DËSHIRONI TË FILLONI ME NJË ËNDËRR E TË PËRFUNDONI ME NJË TË ARDHME, ZGJEDH UNIVERSITETIN “KADRI ZEKA” PËR TË STUDIUAR!

Më poshtë mund ta shfletoni Informatorin e Universitetit: