FILLO ME NJË IDE, PLANIFIKO DHE EC NË TË ARDHMEN!

20 Qershor, 2022

Universiteti Publik “Kadri Zeka”, ka organizuar ditën informuese për maturantët, të cilët do të fillojnë një̈ rrugëtim tejet të rëndësishëm.

Duke e ditur se tani secili nga ta është përballë zgjedhjes për të vendosur rreth programeve të studimit, Zyra për Komunikim me Publikun së bashku me studentët,  Arbisë Krasniqi, Doruntinë Hajdari, Jetë Surdulli, Kadime Berisha në udhëheqjen e asistentes Liridonë Mehmeti, ka organizuar promovimin e programeve studimore të  Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Për nxënësit e rajonit tonë, respektivisht ata të Komunës së Gjilanit, Kamenicës dhe Vitisë, kanë mbajtur takime informuese në kompleksin e shkollave të mesme të këtyre komunave, për të gjithë ata që duan të studiojnë në UKZ, përmes shpërndarjes së informatorëve, broshurave, maturantëve u janë ofruar informacione maturantëve mbi programet studimore, mënyrën e studimit, organizimet, aktivitetet, arritjet e studentëve si dhe profesionistëve,  për të cilët sot ka nevojë vendi ynë dhe më gjerë. Programet studmiore të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, janë programe në hap me tregun e punës, sigurojnë punësim, bursa, vazhdim të studimeve jashtë vendit etj.

Ndryshe në kuadër të fushatës informuese për të studiuar në UKZ, Zyra për Informim dhe Komunikim me Publikun, ka përgatitur edhe fletushka me programet që ofron UKZ, doracak për studentë, etj.

Universiteti “Kadri Zeka ” në Gjilan është krijuar për t’i shërbyer dijes, arsimit dhe mirëqenies së shoqërisë kosovare dhe më gjerë.