Filloi mbajtja e provimeve pranues të konkursit plotësuese për vitin akademik 2021/2022

29 Shtator, 2021

Në Universitetin Publik  “Kadri Zeka”, respektivisht në Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Fakultetin e Shkencave Aplikative, janë mbajtur sot provimet pranuese për aplikantët e konkursit plotësues të studimeve baçelor, për vitin akademik 2021/2022.

Nesër do të mbahen provimi për aplikantët në Fakultetin Ekonomik dhe Fakultetin Juridik

Provimi pranues për shkak të pandemisë COVID-19 është paraparë të mbahet në një periudhë më të gjatë, respektivisht më datë 29.09.2021 dhe 30.09.2021.