Fillon aplikimi për Programin e studimeve njëvjeçare bachelor në SHBA

10 Nëntor, 2014

Në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur sesioni informativ i programit për shkëmbimin e studentëve kosovar në nivelin bachelor, për studime 1 vjeçare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Kosovo Undergraduate Exchange Program – UGRAD”.

Ky është një program i Seksionit për Marrëdhënie me Publikun i Ambasadës së SHBA -së në Kosovë, Departamentit Amerikan të Shtetit ndërsa implementohet nga IREX.

IREX ka filluar  pranimin e aplikacioneve për Programin e Shkëmbimit 2015-2016. Materialet e aplikimit dhe kërkesat e përshtatshmërisë së plotë janë në dispozicion online (http://www.irex.org/application/kosovo-undergraduate-exchange-program-kosovo-ugrad-application ). Aplikacionet e plotësuara, duke përfshirë të gjitha materialet plotësuese, pranohen deri më 05  dhjetor 2014

Programi mundëson që studentët të zhvillojnë një kuptim më të hollësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe të ndajnë kulturën e tyre me amerikanët

Pas përfundimit të programit, pjesëmarrësit e UGRAD Kosova do të kthehet për të përfunduar universitetin në Kosovë, ku ata mund të ndajnë  njohurit e fituara me të tjerët  dhe të kontribuojë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Informatat e detajuara në lidhje me këtë program mund t’i gjeni në ueb faqenhttp://www.irex.org/project/kosovo-undergraduate-exchange-program

Irex2