Fjala e përfaqësues së studentëve Liridona Sabedini në Ceremoninë e Diplomimit të Studentëve

I nderuar Rektor i Universitetit tonë, Prof. Asoc. Dr.  Bajram Kosumi,

të nderuar natarë të Këshillit Drejtues,

të nderuar prorektorë dhe ju dekanë,

profesorë shumë të çmuar dhe ju asistent.

Është ndjenje e mire , por ne te njëjtën kohë një bekim që sot në cilësinë e Parlamentit Studentor të paraqes fjalën  e studentit në këtë akt solemn , të veçantë, akt krenarie në te cilën po sublimohet puna dhe përkushtimi i ne studentëve dhe padyshim i profesorëve tanë.

Sot po e përmbyllim një etapë të rëndësishme akademike , etapë kjo e cila na dha formë si profesionist të së ardhmes, çdo ditë të saj na dha momente dhe sfida çka vetëm jeta studentore të bënë ti përjetosh.

Ne si student deri në rrugëtimin tonë për të përmbyllur studimet bazike në këtë Universitet, gjithmonë jemi munduar në çdo formë të jemi të çasshëm, ta ndihmojmë Universitetin aty ku mund të ofrohet ndihma e studentit .

Po i përmbyllim studimet bazike por  do e konsiderojmë si fillim i ndërtimit të karrierës sonë profesionale .

Ne studentet zotohemi se do e përfaqësojmë gjithmonë faqebardhë Universitetin Kadri Zeka

Do fillojmë me qëllim të njëjtë, por tani me rruge tjetër , ngase e gjithë jeta jone është rrugëtim pa fund drejt dijes.

Urime dhe suksese, ju faleminderit!

Fjala e përfaqësues së studentëve Liridona Sabedini në Ceremoninë e Diplomimit të Studentëve