Fjala e studentit Astrit Agaj në Ceremoninë e Diplomimit të Studentëve të UKZ

29 Tetor, 2018

Të jesh student i Universitetit “Kadri Zeka” sa është privilegj është edhe përgjegjësi, sepse tani si i diplomuar me duhet të përfaqësojë Universitetin në menyrë sa më të denjë dhe të duhur. Njohurit e marra në këtë Universitet më kanë mundësuar që të jem më i dalluar se të tjerët, si në aspektin logjik ashtu edhe në atë praktikë, më kan ndihmuar që në të gjitha provimet/testet për punë praktike ti kalojë si dhe në intervist të përformojë në mënyrë të shkëlqyer. E gjithë kjo falë njohurive që kam marrë nga profesor e asistent të Universitetit “Kadri Zeka”.

Tashmë besojë që kam hyrë në tregun e punës sepse jam në praktike tek banka më e mirë në vend, dhe jam e do jem gjithnjë falenderues Universitetit “Kadri Zeka” për realizimin e ëndrrës, që të jem një ekonomist!

Urime dhe Suksese të gjithëve,

Astrit Agaj