Fjalimi i Rektorit Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi në manifestimin e Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan për festën e 28 Nëntorit

Nëntor 26, 2019

Gjilan, më 26. 11.2019

 

Manifestimi i UKZ për 28 Nëntor 2019

Fjalimi i Rektorit Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi në Manifestimin e Universitetit “Kadri Zeka”  për nderë të Festave të Nëntorit

 

Çdo ditë që del dielli, edhe atëherë kur nuk duket dielli, nga thellësia e zemrës sime i falënderoj të gjithë ata burra e ato gra, me emër e pa emër, për mijëra vjet, që dhanë jetën, dijen dhe pasurinë për lirinë, për kombin tonë dhe për dy shtetet shqiptare.

Ky Flamur këtu, kjo gjuhë e bukur shqipe, kultura, letërsia, folklori dhe historia jonë na bëjnë unikë edhe kur jemi të ndarë.

Edhe ne që jemi sot këtu e kemi rastin historik të bëjmë diçka për lirinë dhe për shtetin tonë.

Festa e Flamurit është për të festuar, por më shumë se kaq është për të forcuar idealet tona për zhvillim e përparim.

Sot, profesori dhe studenti, kemi rastin më ideal historik për të bërë shumë për lirinë, për kombin dhe për shtetin tonë: ta ngritim e ta lartësojmë kobin tonë në komb të fuqishëm, të arsimuar, të pasur në mesin e kombeve të lira dhe në faktor të rëndësishëm të paqes në rajon e në botë.

Ju ftoj dhe ju uroj ta shfrytëzoni këtë rast historik!

Urime të gjithë shqiptarëve dhe miqve tanë Dita  Flamurit!

Fjala e Rektorit Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi per festat e Nentorit

Shkarko