Fondi Kosovaro-Amerikan i Edukimit (KAEF) – Programi i bursave për magjistraturë në SHBA

26 Qershor, 2020

Programi i bursave per magjistrature ne SHBA, Fondi Kosovaro-Amerikan i Edukimit (KAEF), hap aplikimin per vitin akademik 2021. Programet ofrohen ne dy menyra, ajo tradicionale e studimit ne SHBA, si dhe ajo Online, program qe mund te vijohet edhe nga profesionistet e rinj. Afati i fundit per aplikim eshte: 13 korrik 2020, per kushtet e aplikimit: https://www.kaef-online.org/

Fondi Kosovaro-Amerikan i Edukimit (KAEF)
KAEF është një fond i vazhdueshëm i edukimit, dedikuar të kontribuoj në zhvillimin ekonomik afatgjatë të Kosovës përmes edukimit. KAEF ofron bursa të plota të nivelit master për kosovarët për t’u shkolluar në universitetet e përzgjedhura amerikane. Prej vitit 2005 deri më sot, KAEF-i ka ndarë mbi 100 bursa të nivelit master duke u bazuar në një proces konkurrues, meritor dhe si i tillë nuk diskriminon në baza etnie, moshe, race, gjinie, feje apo nevojave të veçanta.

Risi ne KAEF:
Nga ky vit, krahas programit tradicional te studimit ne SHBA, bursa e KAEF-it ofron edhe programin e magjistratures online. Ky drejtim, parasheh ofrimin e burses per profesionitet e rinje, te cilet duan ti ndjekin mesimet pa nderprere marrdheniet e punes qe kane ne Kosove. Programet akademike mund te zgjasin nga nje deri ne tre vjet.

Procesi i Aplikimit:
Fillimisht, aplikacionet e plotësuara online, shqyrtohen nga ekspertët amerikanë të arsimit të lartë. Në fazën e dytë, kandidatët e vlerësuar do t’i nënshtrohen intervistës dhe testimeve (TOEFL, GMAT/GRE). Së fundmi bëhet përzgjedhja e studentëve në bazë të vlerësimeve të aplikacioneve, rezultateve të testeve dhe të intervistës.

Aplikacioni i KAEF-it për bursa të nivelit master është i hapur dhe afati i fundit për aplikim është 13 Korrik 2020. Aplikacionit mund t’i qaseni në këtë vegëz: https://www.kaef-online.org‘