FSU ka organizuar në UKZ Festivalin e Lojërave Universitare

Dhjetor 20, 2019

Federata e Sporteve Universitare ka mbajtur në Universitetin ‘’Kadri Zeka” Festivalin e Lojërave Universitare, dhe kjo ishte arsyeja pse sot studentët mbushen korridoret e fakulteteve me lojëra, argëtim e të qeshura. Ky festival solli në hollin e Universitetit tonë lojërat më aktuale, si: pikado, ludo, kështjella të drurit, basketboll, hockey table dhe shah, festival të cilin studentët e priten shumë mirë.

Ata thanë se ky aktivitet ka qenë një mundësi e mire për t’i ikur rutinës së studimeve, duke u argëtuar, derisa festivalin e konsiderojnë mjaft atraktiv, e edhe të dobishëm.

Festivali i Lojërave Universitare ka filluar më 16.12.2019, derisa ka shëtitur edhe  fakultete e UP-së, si dhe universitete dhe kolegje të tjera në Kosovë, ndërsa sot është përmbyllur në UKZ.