Ftesë/ Fakulteti i Edukimit organizon punëtori “Mjedisi mësimor dhe materialet didaktike & menaxhimi kohës dhe grupit”

3 Dhjetor, 2021

Në vazhdën e organizimeve të Caritas Zviceran në kuadër të projektit SHPRESE, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit dhe Institutin Pedagogjik, do të organizohet punëtoria e II-të me temë: “Mjedisi mësimor dhe materialet didaktike & menaxhimi kohës dhe grupit” .

Punëtori do të mbahet më 06.12.2021, (ditën e hënë), Fakulteti i Edukimit / Klasa për punë praktike (pajisur nga CaCH) nga ora 10:00.

Fasilituesit janë: Prof. Ass. Dr. Arbona Xhemaili, profesoreshë e Fakultetit të Edukimit në UKZ dhe master trajner nga Caritasi Zviceran, Valbona Gashi, Sahara Reqica, Shpëtim Azemi dhe Vona Gashi.

Ju mirëpresim!