Ftesë nga Parlamenti Studentor i UKZ-së

24 Janar, 2018

Te nderuar studentë,

Nga e hëna ka filluar mbajtja e provimeve në Universitetin tonë dhe me këtë rast  Parlamenti Studentor ju urojmë shumë suksese gjithë atyre që do ju nënshtrohen provimeve, të cilat padyshim do i arrini duke marrë parasysh moblizimin tuaj gjatë këtij semestri.

Student ballëlartë do jemi atëherë kur refuzojmë kopjimet dhe çdo formë tjetër mashtruese, ftojmë studentët të distancohen nga kjo formë e ulët dhe të dalin dinjitetshëm nga këto provime, me njohuri dhe të aftë për punë!

Për çdo parregullësi apo shkelje që shfaqen gjatë këtij afati ju ftojmë të na njoftoni, ne jemi pranë jush.

Me konsideratë: Parlamenti Studentor
Kryetar: Adrian BAJRAMI