Ftesë pë sesioni informues Millennium Foundation Kosovo (MFK)

7 Mars, 2019

Millennium Foundation Kosovo ne kuader te programit për shkollim të grave në fushën e energjisë, të quajtur Women in Energy / Gratë në Energji,  do të mbajë sesion informues  me datën 12.03.2019 ne Sallën A34 ora 10:30, lidhur me mundësinë e aplikimit për bursa studimi ne Iowa te SHBA-ve. Bursat do të ofrohen për të mbuluar kostot e plota të studimeve në institucione të akredituara ndërkombëtare akademike, me një fokus të veçantë në fushat e teknologjisë, shkencës, matematikës dhe elektro-teknikës. MFK me fondet qeveritare amerikane do të sigurojë rreth 25 bursa të plota për periudhën kohore 2019-2021, në vlerë prej rreth 1 milion dollarë. Aktivitet tjera të programit Women in Energy përfshinë 200 pozita gjashtë-mujore të punës të paguar praktike në sektorin e energjisë si dhe grante grave ndërmarrëse. Women in Energy / Gratë në Energji është inicuar dhe mbështetet nga Millennium Foundation Kosovo, Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit si dhe sektori privat.

Keni te bashkangjitur Ftesën dhe agjendën.

ALB invitation Gjilan (1)

ALB Agenda Gjilan