Ftesë për Konferencë Ndërkombëtare /ICALaRTI

26 Gusht, 2021

Në kuadër të projektit “Rritja e Kulturës Kërkimore në Arsimin e Lartë në Kosovë (ResearchCult)”, mbështetur nga Erasmus +, me fonde nga Bashkimi Evropian, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, po organizon një konferencë shkencore ndërkombëtare dy-ditore mbi : Mësimi Akademik dhe Kërkimi në shkencat natyrore, njerëzore dhe shoqërore: Roli kryesor i Teknologjisë dhe Inovacionit (ICALaRTI). Konferenca është e bashkëorganizuar nga Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan me një numër universitetesh dhe institucionesh të arsimit të lartë vendor dhe ndërkombëtar.

Gjeni abstraktete e konferencës në gjuhën shqipe :  Konferenca Ndërkombëtare mbi Mësimin Akademik dhe Kërkimin në shkencat natyrore, njerëzore dhe shoqërore Roli kryesor i Teknologjisë dhe Inovacionit si dhe në gjuhën angleze: Concept of the Conference_Final