Ftesë për mikpritjen e studentëve nga Universiteti ZUG

Shtator 29, 2019

Rreth 15 studentë të Universitetit ZUG në Zvicër do të qëndrojnë  në Universitetin ‘Kadri Zeka”  në Gjilan, nga 6 tetor deri me 12 tetor 2019.

UKZ ka vendosur  që studentët zviceran për disa ditë të qëndrojnë nëpër  familjet shqiptare, respektivisht nëpër familjet e studentëve tanë, për të mësuar më shumë për  sistemin arsimor, për kulturën shqiptare ,  për traditat tona dhe në përgjithësi për jetën kosovare.

Andaj, lusim studentët e Universitetit “Kadri Zeka”,  të cilët ndjekin studimet e vitit të II, III dhe vitit të IV , që deri të premten, 27 09.2019, të paraqiten për ti mirëpritur mysafirët, përparësi do te kenë studentët të cilët kanë qenë mikpritës edhe vitin e kaluar dhe ata të cilët njohin gjuhën angleze.

Personi kontaktues: Minire Rexhepi – Rektorati i UKZ-së

Për detaje tjera të kësaj vizite do të ju njoftojmë me kohë.

Ndryshe kjo vizitë realizohet si rrjedhojë e marrëveshjes së bashkëpunimit që UKZ ka me Universitetin ZUG.

Keni të bashkangjitur agjenden:Zug sudents Agenda (1)