Ftesë për mundësi të studimit në Francë

Tetor 11, 2019

Të nderuar studentë,

Konferenca «  Të studiosh në Francë »,  ka për qëllim të informojë studentët për mundësitë që ka në dispozicion Franca për të studiuar.

Andaj, ejani në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan,  më  16 tetor 2019, ora 10:00 në sallën A34, ku  Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Ambasada e Francës në Kosovë do të organizojnë një seancë prezantuese rreth studimeve në Francë.

Pavarësisht nivelit të frëngjishtes që keni, universitetet franceze ofrojnë shumë mundësi për studentët Kosovarë!

Ejani, informohuni për mundësitë e bursave, shkëmbimeve, kushteve të regjistrimit dhe jetën e studentore në Francë, po ashtu do të keni mundësi që të dëgjoni dëshmitë e kosovarëve të cilët kanë studiuar në Francë.

Ju mirëpresim!