Ftesë për pjesëmarrje – Dita kryesore Informuese për aplikime në kuadër të programit Erasmus+ për vitin 2019

23 Nëntor, 2018

Të nderuar,

Në emër të zyrës Erasmus+ në Kosovë ju ftojmë të merrni pjesë në Ditën Informuese të programit Erasmus+ për Institucionet e Arsimit të Lartë, e cila do të mbahet më 26 Nëntor 2018, duke filluar nga ora 9:30 për IAL-të, si dhe nga ora 14:15 sesioni për studentët. Kjo ditë informuese do të mbahet në Amfiteatrin e ndërtesës së Bibliotekës së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Në këtë Ditë Informuese Zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, do të prezantojnë thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.

Erasmus+ është programi më i ri arsimorë i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.

Pjesëmarrja në këto programe do të hapë mundësi të reja për Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.

FINAL 100 year anniversary of the end of the First World War – Conference Agenda (1)