Ftesë për pjesëmarrje në ditën nformuese të programit Erasmus+

16 Dhjetor, 2017

Të nderuar, ju ftojmë të merrni pjesë në ditën informuese të programit Erasmus+ për stafin akademik/administrativ si dhe studentë, e cila do të mbahet më 21 dhjetor 2017, duke filluar nga ora 13:30. Kjo ditë informuese do të mbahet në ndërtesën e Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka” salla A34.

Në këtë ditë informuese Koordinatorja e Zyrës Erasmus+ në Kosovë do të prezantoj thirrjen e re për aplikime në kuadër të programit Erasmus+.

Erasmus+ është programi më i ri arsimorë i Bashkimit Evropian që synon modernizimin e sistemeve arsimore dhe përshtatjen e tyre me nevojat e tregut të punës dhe të  një bote në ndryshim të vazhdueshëm. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së duke lehtësuar orientimin e përfituesve dhe rregullat e pjesëmarrjes.

Pjesëmarrja në këto programe do të hapë mundësi të reja për Institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.

Ju mirëpresim!

Gjeni në attachment agjendën:Agjenda Gjilan 2017