Programi i Konferencës ndërkombëtare “Arsimi dhe kultura në shoqërinë bashkëkohore” që mbahet më 5-6 nëntor 2021 në Korçë

19 Tetor, 2021

Më 5-6 nëntor 2021 në Universitetin Fan S. Noli të Korçës – i cili sivjet ka 50 vjetorin e krijimit – do të organizohet konferenca ndërkombëtare “Arsimi dhe kultura në shoqërinë bashkëkohore” [Education and Culture in Contemporary Society], ku bashkë organizator i  konferencës është edhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan.

Bazuar në aplikimet e bëra, në përgjigje të thirrjes së hapur ndërkombëtare (publikuar para një viti) si dhe në përzgjedhjen e komisionit shkencor, në konferencë do të ketë rreth 210 punime/prezantime, nga 330 autorë, bashkautorë dhe kontribuues, nga rreth 25 shtete.

Bashkangjitur keni Programin e Përgjithshëm të Konferencës, ku është parashikuar edhe fjala e Rektorit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” Prof. Dr. Bajram Kosumi, në cilësinë e bashkorganizatorit të konferencës, si Rektori Kosumi do të merr stafetën për konferencën e ardhshme që do të organizohet në UKZ.

Bashkëorganizator të kësaj konference janë më shumë se dhjetë institucione akademike e hulumtuese nga vendi, rajoni dhe më gjerë.

Pë më shumë gjeni ftesën dhe programin: Ftese-Konferenca Ndërdisiplinore Ndërkombëtare – Arsimi dhe kultura në shoqërinë bashkëkohore