FTESË PËR PJESËMARRJE NË KONFERENCËN NDËRKOMBËTARE

Shtator 5, 2018

Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në bashkëpunim me stafin akademik të Universiteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë,ftojnë akademikët dhe ekspertët që të dërgojnë punimet shkencore dhe t’i prezantojnë ato në konferencën ndërkombëtare të titulluar “Shtet Ndërtimi në vendet e Ballkanit Perëndimor: Drejtësia, Media dhe Arti”, që do tëmbahetme 1-2 Nëntor 2018 në Pejë, Kosovë.

Qëllimi i përgjithshëm i konferencës është që të paraqes sfidat e një procesi të shtetndërtimit që nxit paqen dhe zhvillimin duke krijuar një platform për ndarjen e përvojave lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe nxitjen e diskutimeve akademike, mediale dhe artistike midis komunitetit akademik, ekspertëve të medias dhe artistëve tëmuzikës dhe artit.

Për më shumë informata keni dokumentin e bashkangjitur.

Thirrje për punime dhe pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare (1)