Ftesë për pjesëmarrje në ligjeratën me temë “Menaxhimi i mbeturinave dhe ekonomisë qarkore”

13 Shtator, 2019

Të nderuar,

Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju ftojmë në ligjëratën mbi temën e menaxhimit të mbeturinave dhe ekonomisë qarkore nga profesori gjerman, Dr. Wolfgang PfaffSimoneit, i cili është ligjërues në dy universitete në Gjermani, Technical University Darmstadt dhe University of Rhineland-Paletinate, për temën e menaxhimit të
mbeturinave. Ai do të zhvilloje një ligjeratë me studentët dhe publikun e gjerë me 17 shtator duke filluar nga ora 14-15:30 ne Amfiteatrin A414, të Fakultetit të Arkitekturës, Universiteti Hasan Prishtina, në Prishtinë.
Ky aktivitete zhvillohet si pjesë e bashkëpunimit në mes të GIZ/SHQK me Universitetin e Prishtinës, fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, në kuadër të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë nga 16-22 shtator, 2019.