Ftesë për pjesëmarrje në prezantimin e projektit “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna në familje”

Maj 29, 2019

Të nderuar,

Ju ftojmë të merrni pjesë në në prezantimin e projektit studimor – hulumtues, me temën, “Parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna në familje”.

Projekti është realizuar nga grupi jo-formal, i studentëve të vitit të 4, të Fakultetit Juridik, të Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan, në kuadër të lëndës: Filozofia e së drejtës, moduli: Kushtetues – Administrativ

Ligjërues: Dr.sc. Flamur Hyseni dhe  Asistent: Ahmet Imami (kandidat për doktoratë)

Prezantimi do të bëhet ditën e premte, më 31.05.2019 në ora 10:00, salla A-34, kati 3, Universiteti “Kadri Zeka” Gjilan.

 

Ju mirëpresim!