Ftesë për pjesëmarrje në sesionin informues për projekte nga Zyra Amerikane në Kosovë

19 Qershor, 2018

Të nderuar staf akademik, ftoheni të merrni pjesë në sesionin informues të Zyrës Amerikane, në mënyrë që të njoftoheni nga afër me projekte të cilat mund t’i shfrytëzoni për avansim profesional.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë  shpall Programin e Granteve të Universitetit 2018. Seksioni për Marrëdhënie me Publikun i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë do të japë një sërë grantesh të vogla për  të mbështetur institucionet e arsimit të lartë në mënyrë që të adresoj më mirë sfidat e zhvillimit social dhe ekonomik nëpërmjet kërkimit, zhvillimit dhe shërbimeve të zgjerimit.

Gjithashtu, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë  do të japë një sërë grantesh të vogla për të mbështetur institucionet e arsimit të lartë dhe OJQ-të përmes angazhimit të tyre në ndërtimin e kapaciteteve ndërmjet nxënësve dhe mësuesve të gjuhës angleze, duke promovuar zhvillimin ekonomik, komunikimin ndëretnik dhe integrimin ndërkombëtar.

Fullbright Scholar (Doctoral / PhD) është një program i përbashkët i Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe Qeverisë së Kosovës.

Sezoni i aplikimit për Programin 2019-2020 të Fullbright Scholar (Doctoral / PhD) në Shtetet e Bashkuara (pa gradë shkencore) është tashmë i hapur. Grantet e bursistëve Fulbright jepen për tre deri në gjashtë muaj. Duke filluar në gusht ose shtator 2019, ose edhe në pranverë e vitit 2020.

Data e mbylljes së aplikimeve është më: 1 nëntor 2018.

Më poshtë e keni të bashkangjitur buletinin me projekte, si dhe posterin me informata për këtë sesion informues.

Bouletini i US Embassy