Ftesë për pjesëmarrje në punëtorinë organizuar nga EUTOPIA për Ballkanin Perëndimor

17 Shtator, 2021

Me fillimin e vitit të ri akademik, EUTOPIA për Ballkanin Perëndimor ju fton të merrni pjesë në punëtorinë e katërt me radhë.

Gjatë kësaj punëtorie do të diskutohet rreth ndërkombëtarizimit dhe strategjisë për zbatimin e suksesshëm të saj, te cilën do ta udhëheqë ekspert Prof. Dr. Ivan Svetlik.

Në këtë punëtori janë të ftuar të marrin pjesë ekspertë nga universitetet EUTOPIA, Ballkani Perëndimor, si dhe nga organizatat ndërkombëtare, të cilët do të japin njohuritë e tyre dhe do të ndajnë praktikat më të mira mbi ndërkombëtarizimin.

Ngjarja është planifikuar për 11-12 tetor 2021 në Zoom.

Për detaje tjera do të ju njoftojmë me kohë!