Ftesë për pjesëmarrje në seminarin e përbashkët të Ekspertëve për Reforma në Arsimin e Lartë në Kosovë, 21 dhjetor 2018

17 Dhjetor, 2018

Të nderuar,

Jeni të ftuar që të merni pjesë dhe për të kontribuar në seminarin e përbashkët të Ekspertëve për Reforma në Arsimin e Lartë në Kosovë, i cili do të mbahet më 21 dhjetor 2018, duke filluar nga ora 10:00, në Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj.

Ky seminar do të përqëndrohet në 3 tema diskutimi:

  • Të mësuarit dhe mësimdhënia: zhvillimi profesional i stafit të Institucioneve të AL -praktikat e suksesshme nga vendet tjera, Prof. Dr. Mihone Kerolli (HERE);
  • Krijimi i lidhjes Universitet-Industri përmes projekteve konsultative për studentë, Prof. Dr. Besnik Krasniqi (HERE);
  • Gradat e përbashkëta- praktikat e suksesshme nga vendet tjera, Prof. Dr. Agron Bajraktari (HERE).


Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj tek znj. Blerina Zjaça në email-in [email protected] deri më datën 19 dhjetor.

Ju mirëpresim të shkëmbeni idetë tuaja në këtë seminar!